Kur: 18 Prill 2025 - 17 Prill 2026
Ku: Tailand
Ekipi i Federatës së Muay Thai të Kosovës do të qëndrojë për 30 ditë në një kamp stërvitor në Tajlandë. Ky kamp është një mundësi e shkëlqyer për përgatitje intensive dhe për të ngritur nivelin e garuesve tanë, me qëllim që të jenë sa më të gatshëm për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Antalya gjatë muajit maj.
Stërvitjet në vendin e origjinës së sportit të Muay Thai do të jenë një përvojë e vlefshme për të rritur performancën dhe për të afruar ekipin edhe më shumë drejt vendit të parë në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Kur: 25 Korrik 2025 - 27 Korrik 2025
Ku: Prishtine
Pas organizimit të suksesshëm të Kampionatit Europian në vitin 2024, Federata e Muay Thai e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për të organizuar garën prestigjioze ndërkombëtare “Open Ballkan Cup”.
Kjo garë do të mbahet në Prishtinë, nga data 25 deri më 27 korrik 2025, dhe pritet të mirëpresë garues nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë.
Federata e Muay Thai e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në çdo aktivitet vendor dhe ndërkombëtar.
Kur: 11 Prill 2025 - 13 Prill 2025
Ku: Messeplatz 1. Köln
Garuesit e Federatës së Muay Thai morën pjesë në garën ndërkombëtare FIBO, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga shumë shtete.
Garuesit tanë Domenik Nrecaj, Lindon Demiri dhe Arbos Maliqi fituan ndeshjet e tyre dhe u shpërblyen me medalje të arta.
Ndërkohë, për shkak të problemeve shëndetësore, Erdonit Alija nuk u lejua të garojë nga stafi mjekësor.